Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat në Tiranë, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
15-vjeçarja B.P ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të ditës së djeshme. Nuk dihet ende diagnoza nga e cila vuante viktima, ashtu si edhe shkaqet e vdekjes së saj brenda në sallën e operacionit.
Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryejë vetëvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie).
Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekesor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P. (E.K/SHUPLAKA)