Milan me sa duket ka ndërmend që vitin tjetër të rikthehet si skuadër e madhe.
“Premium Sport” bën të ditur se skuadra e Milan ka ndërmend të bëjë 6 përforcime sezonin e ardhshëm dhe pronarët rinj të klubit për këtë kanë vënë në dispozicion 139 milionë euro për merkaton e verës.
Lojtarët që pritet t’i bashkohen ekipit të Milan janë: Morata (Real Madrid), Keita Balde (Lazio), Luis Gustavo (VfL Ëolfsburg), Kessie (Atalanta), R.Rodrigues (VfL Wolfsburg) dhe Musacchio (Villarreal). Pronarët e rinj Kinezë të Milan synojnë të rikthejnë skuadrën në majat e futbollit.
Këtë sezon Milani po lufton për tu kualifikuar në Europa League. (B.H/Shuplaka)