Dita e sotme ka qenë mjaft intesive përsa i përket zhvillimeve politike në vendin tonë. Çdo orë që kalon, më shumë forcohet ideja se arritja e një marrëveshje me ndërmjetësimin amerikanë është përherë e më afër.
Në një situatë të tillë nuk mund të rrinte pa reaguar dhe avokat Ngjela, i cili është një nga njerëzit më proamerikanë në vendin tonë.
Ai shprehet pak minuta më parë se Berisha do të kthehet në Kuvend dhe do të votojë Vettingun.
‘’Çfarë do bëjë Sali Berisha tani pasi politika amerikane kuptohet se ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup? Asgjë nuk mund të bëjë. Do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun’’, shkruan ndër të tjera Ngjela.
STATUSI I NGJELËS:
Pyetja që ngrihet sot është kjo:
Çfarë do bëjë Sali Berisha tani pasi politika amerikane kuptohet se ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup?
Asgjë nuk mund të bëjë.
Do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun.
Dhe duhet të kenë kujdes, të mos shtyhen kush të hyjë i pari, por të hyjnë me radhë: pas Saliut, sigurisht.
Po për zgjedhjet?
Ai është akti i dytë i filmit, dhe jashtë interesit amerikan: i pari është vetingu.
Dhe logjika politike është kjo: nëse nuk votohet vetingu që tani, më mirë të mos jetë PD në zgjedhje, dhe sigurisht që nuk do të pranohet më nga KQZ se i ka humbur afatet.
Nëse votohet vetingu: zgjedhjet për Amerikën nuk kanë më rëndësi, se shumica e këtyre që po kacafyten me njëri-tjetrin nuk do të jenë më në politikë pas vitit 2017.
Kjo është situata aktuale. (E.K/SHUPLAKA)