Pas vdekjes së 16-vjeçares Blerta Pepa në spitalin Continental, një lumë reagimesh ka pasur në rrjetet sociale nga njerëz të medias dhe politikës.
Mësohet se 16-vjeçarja ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të ditës së djeshme.
Një nga ata që ka reaguar ashpër ka qenë gazetari Klodian Tomorri.
“A mund te ma shpjegoje dikush qe ka njohuri se si mund te vdese nje njeri nga anestezia? A eshte faji i organizmit te njeriut qe reagon keq ndaj anestezise, apo eshte gabim njerezor i mjekut? Si mund te shmangen humbjet e jetes ne keto raste? Une kam pershtypjen se tregu i spitaleve private ne Shqiperi eshte i nenrregulluar dhe kjo pune do nje zgjidhje urgjente”,-shkruan Tomorri.
Pas ngjarjes së rëndë reagimet më negative ishin ndaj mjekut anestezist i cili ndodhet në gjendje të rëndë pas një infarkti pas ngjarjes.
Deputeti i djathtë Tritan Shehu ka shkruar se është e pandershme të denigrosh mjekun e një tragjedie pa fajtor.
POSTIMI:
E PA NDERSHME TE DENIGROSH MJEKUN PREJ NJE TRAGJEDIE PA FAJTOR!
Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.
E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin “balte” mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.
SE PARI DUA T’I SHPREH DHIMBJEN E THELLE E NGUSHELLIMET E MIA FAMILJAREVE TE VAJZES SE RE, QE HUMBI JETEN SOT.
Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr “balten” e qetesuar sado pak dhimbjen:
Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.
Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.
Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.
Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.
Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.
POR NDERKAQ PA DENIGRUAR PERSONALITETIN E MJEKUT PERKATES, I CILI SI PASOJE E TRAUMES PSIKOLOGJIKE DHE E DHIMBJES KA TENTUAR VETE VRASJE, AI ESHTE MIDIS JETES E VDEKJES.
PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.
I UROJ SHERIM TE SHPEJTE KOLEGUT TONE!
Një nga ato që kanë reaguar ka qenë edhe moderatorja Klea Huta e cila e ka njohur gjatë Gjeniut të Vogël 16-vjeçaren.
“Shpirti vogël , pa fjalë. U prehsh në paqe me ëngjëjt dritë e vogël. Zoti ja lehtësoftë dhimbjen familjarëve”,-shkruan Huta.????
Një nga ata që kanë reaguar është edhe Arbër Çepani.
“Edhe sa të tjerë do lëmë të vdesin spitaleve për një injeksion?! Edhe sa fëmijve të tjerë, do t’iu ndërpresim frymën dhe ëndrrat për një anestesi, përpara se ne të “rritur” të zëmë mënd?! Të lutem Blerta, tregoji Zotit për të gjithë barbarët dhe kasapët që të morën jetën kaq të vogël….Ne të tjerve që kemi mbetur akoma gjallë, vetëm ai mund të na shpëtojë nga ky ferr që vetë kemi krijuar”,-shkruan Çepani.
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar po ashtu në rrjetet sociale mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik.
“Shpirti yt u ktheftë në ëngjëll mbrojtës për feëijë të tjerë. Këndofsh atje lart me ëngjëjt “,-shkruan Gaçe.
Postimi i plotë:
Dhimbje dhimbje ..
Një ëngjëll u shtua në parajsë .
Një shpirt u shkëput nga familja e vetë e nuk mund ta imagjinoj dot dhimbjen që mund të lërë mbas për prindin humbja e fëmijes në këtë mënyrë.
BLERTA , e vogla që këndonte kaq bukur, motra e vogël e @ermalpepa , mikut tim talent.
Në këto raste edhe fjalët mbarojnë.
Shpirti yt u ktheftë në ëngjëll mbrojtës për feëijë të tjerë ?♂️?♂️?♂️?♂️?♂️?♂️.
Këndofsh atje lart me ëngjëjt
(M.D/Shuplaka)