Nuk ka shumë që mësuam se kryeministri Edi Rama e ka refuzuar Paketën McAllister Plus, të risjellë edhe një herë në tavolinën e negociatave nmga zëvendës sekretari amerikan i shtetit Hyot Brian Yee.
Sipas analistit Armand Shkullaku, i cili mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Rama në këtë rast po tallet si macja me miun.
“Unë nuk mendoj se e rregullon as ministri pa portofol, as votimi elektronik, as data e zgjedhjeve. Rama në momentin që ka parë gadishmërinë e opozitës për ta hedh këtë hap, për të hyrë në lojën e teknikaliteteve dhe jo në qëndrimin e frymës dhe idesë që këtu nuk ka zgjedhje, Rama fillon tani tallet si macja me miun, të jap këtë, të marrë këtë, s’ta jap fare. Po deshe, po s’deshe.”, tha Shkullaku.
I pyetur nga Fevziu nëse mendon se Rama e do opozitën në Parlament, Shkullaku u përgjigj: “Për qejf nuk e do, nuk do opozitë brenda gardhit të vet, imagjinoni sikur të dojë opozitë brenda në parlament”. (D.D/Shuplaka)