Ditën e nesërme Kolegji Zgjedhor do të vendosë ankimimin e Partisë Agrare Ambientaliste për shpalljen e pavlefshmërisë së regjistrimit të listave të kandidatëve. Kujtojnë se ato janë dorëzuar në KQZ me një ditë vonesë.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor do t’i japë zgjidhje dhe propozimit të Partisë Demokratike që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të shtatorit. PD nuk e shikon si të arsyeshme edhe zhvillimin e zgjedhjeve në muajin korrik dhe në muajin qershor.
Por ende opozita dhe maxhoranca nuk kanë arritur në një marrëveshje për datën dhe muajit se kur duhet të zhvillohen zgjedhjet.
Nëse Rama sot nuk do të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve, pra do të ngulmojnë te data 18 qershor atëherë shansi i fundit do të jetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor për afatet e depozitimit të listave të kandidatëve për deputet të partive.
Nësë vendimi i Kolegjit është kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pranimin e listave me një ditë vonesë rrëzon datën 18 qershor për zgjedhjet, më pas çdo gjë do të nisë nga e para.
Çështja i delegohet Presidenti të Republikës, i cili duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet që pritet të jetë në vjeshtë, kohë që ka kërkuar edhe Partia Demokratike. Por nuk dihet se çfarë do të bëhet me premtimet e paketës Mc Allister përsa i përket ministrave teknikë.
Në Kolegjin Zgjedhor në marrjen e këtij vendimi do të jetë relator i çështjes, gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa katër anëtarët e tjerë janë Tomorr Shkreli, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj. (J.V/Shuplaka)