Një tjetër aksion është ndërmarrë nga policia e Durrësit, e cila gjatë operacionit “Qereka” ka sekuestruar 43 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
Sasia e konsiderueshme e drogës u gjet brenda banesës së shtetasit Ferdinand Topi, i cili ka rënë në pranga së bashku me tri persona të tjerë.
Policia ka kryer edhe sekuestrimin e dy automjeteve, dy peshoreve elektronike, katër aparatëve telefona celularë.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Dtrejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar brenda 24 orëve, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion I koduar”Qereka”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Ferdinand Topi 48 vjeçe,banues në Qerekë, Krujë;
- Agron Kurti 39 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
- Pëllumb Boja 35 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
- Lajdan Boja 24 vjeç, banues në Qerekë, Krujë
Arrestimi I tyre u bë pasi:
Më datë 16.05.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ferdinand Topi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
- dy peshore elektronike dore;
- një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit Agron Kurti;
- një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve Boja dhe
- 4 aparatë telefoni celular.
Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thaësë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)