Mjeku 54-vjeçar Tefik Zhurda, është një prej mjekëve ndaj të cilëve do të nisë procedimi penal nën akuzën e “Mjekimit të pakujdesshëm” që çoi në vdekjen e 16-vjeçares Blerta Pepa.
Pas ngjarjes së rëndë, Zhurda, mjek në spitalin “Continetal” tentoi vetëvrasjen në gjendje të rënduar psikologjike.
Ai ende është në gjendje kome duke luftuar për jetën, si pasojë e tentativës së vetëvrasje me mbidozë lëndësh anestezike.
Mjeku Zhurda, së bashku me mjekun grek Jovan Kosta 50 vjeç dhe atë gjerman Moeibusn Ulf 57 vjeç, do të pëballen me masën e sigurisë “procedim penal”.
Çfarë parashikon neni për të cilin akuzohen mjekët
Neni 96
Mjekimi i pakujdesshëm
Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
(XH.A/SHUPLAKA)