Kalimi i kreut të PBDNJ-së, Dule në opozitë mesa duket do ta lërë minoritetin grek të papërfaqësuar në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Kështu është shprehur sot e përditshmja greke “Kathimerini”.
Sipas saj, për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist pakica kombëtare greke në Shqipëri rrezikon të mbetet pa përfaqësi parlamentare.
Në shkrim përmenden edhe deputetët minoritarë, Marto dhe Tavo i LSI.
“Si deputetë të sigurt minoritarë në partitë shqiptare duhet të cilësohen, Andrea Marto nga Partia Socialiste dhe Vangjel Tavo nga LSI, të cilët me siguri preferojnë më mirë të ndjekin vijën e partisë së tyre akoma edhe nëse bëhet fjalë në probleme dhe diskutime që i përkasin minoritetit grek”, shkruan Kathimerini.
Gazeta thekson se vetem një nga dy partitë minoritare, MEGA shkon në zgjedhje, kurse PBDNJ, që e quan historike, i është bashkuar opozitës, pas daljes nga koalicioni me Ramën dhe nuk shkon në zgjedhje.
Sipas saj, kjo do të çojë në fundin e organizatës e minoritarëve grekë “OMONIA”. (M.D/Shuplaka)