18:26 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

BB: Shqipëria, e teta në botë për shpenzimet më të larta për policinë në vitet 1988-2000

14:32 | 17/05/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
BB: Shqipëria, e teta në botë për shpenzimet më të larta për policinë në vitet 1988-2000

Banka Botërore, në një studim të ditëve të fundit “Financat publike dhe sektori i sigurisë” gjeti se Shqipëria ka shpenzime të larta në rang global për policinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Banka ka marrë në analizë periudhën 1988–2000, ku Shqipëria renditet e teta në mesin e 82 vendeve të marra në analizë. Gjatë kësaj periudhe, shpenzimet buxhetore të Shqipërisë për policinë ishin rreth 1.8% e PBB, teksa mesatarja globale ishte 1%.

Banka vë në dukje se vende të ndryshme si Shqipëria, Meksika, Afrika e Jugut dhe Uganda, kanë ngritur task-forca të posaçme për t’iu përgjigjur problemeve specifike të krimit, siç është dhuna gjinore, korrupsioni ose krimet e drogës.

Megjithëse këta shembuj tregojnë një tendencë pozitive, Banka ka vënë re se, këta mekanizma koordinues në strukturat e policisë jo domosdoshmërisht kanë siguruar drejtësinë penale.

Banka këshillon se një sistem i koordinuar mirë mund të sjellë më shumë përfitime, kundrejt koordinimit të dobët që rrit fragmentimin, shton kostot dhe kohën, zvogëlon llogaridhënien dhe krijon barriera për qasje në shërbime.

Banka sugjeron se lufta efektshme e përdorimit të drogës dhe trafikimit kërkon koordinim midis institucioneve të ndryshme përtej sektorit të drejtësisë.

Në veçanti, agjencitë publike dhe madje edhe privatet nga shëndetësia, arsimi dhe shërbimet sociale duhet të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit për të trajtuar aspektet shumëplanëshe të përdorimit të drogës dhe trafikimit.

Qeveritë e Australisë, Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të Bashkimit Europian kanë krijuar strategji të ndryshme mbarëkombëtare dhe mekanizma koordinimi në përpjekje për të zvogëluar tregun e paligjshëm të drogës.

Banka thotë gjatë pranimit në polici se shumë vende shohin të rëndësishme përgatitjen fizike dhe aftësitë në intervista dhe protokollet në menaxhimin e turmave dhe mbështetjen e viktimave, por shkalla e arsimit, sidomos në nivelet e larta, duhet të merret në konsideratë, e cila rregullohet duke dhënë shpërblime financiare për më të shkolluarit.

Gjithashtu rekrutimi i policëve nga komunitetet e nënpërfaqësuara shihet si një strategji e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet e shtetit me komunitete që prodhojnë më shumti vepra penale./ Revista Monitor

Etiketa: Banka Boterorepolicia e shtetitshqiperia
Pas

Tri ditëlindje në një ditë, Braimllari, Kërpaçi dhe Xhixho festojnë sot (FOTO)

Para

Mes pyllit në Shkodër policia gjen 92.5 kilogramë drogë e fshehur në thasë dhe bidona

Para
Mes pyllit në Shkodër policia gjen 92.5 kilogramë drogë e fshehur në thasë dhe bidona

Mes pyllit në Shkodër policia gjen 92.5 kilogramë drogë e fshehur në thasë dhe bidona

Discussion about this post

 



Të Fundit

New York, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.

Trupa me duar e këmbë të lidhura në ujërat e Ibizës, dyshohet për vrasje të emigrantëve

Asllan Dogjani nxirret me forcë nga KAS: “Rama i kapur nga mafia, Shqipëria po merr fund”

Nga postimet në rrjete sociale te truket ushtarake: Si vendosi Trump të sulmojë Iranin

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik në Xarrë të Sarandës

Takim mes Iranit dhe Rusisë në nivel të lartë, Zëdhënësi i Kremlinit zbulon temat kryesore

Shtëpia e Bardhë: Trump veproi si komandant suprem, Irani të mos provokojë

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë/ Rritje rreziku pas tensioneve Izrael–Iran

Izraeli godet Iranin: Mbi 50 avionë sulmojnë objektiva ushtarake në Teheran

Alarm Sigurie në Katar/SHBA dhe Britania u bëjnë thirrje shtetasve të qëndrojnë të strehuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.