Policia e Krujës arreston autorin e dyshuar të plagosjes së dy shtetasve mëngjesin e sotëm.
Plagos dy shtetas me armën e shërbimit. Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen pa kaluar 24 orë nga kryerja e saj. Sekusestrohet mjeti i kryerjes së veprës penale.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë gjatë gjithë ditës së sotme, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjajre të ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Pas një kontrolli të imtësishëm të territorit kanë mundësuar identifikimin e vendit ku fshihej autori duke e arrestuar në flagrancë, pa kaluar 24 orë nga kryerja e veprës penale. Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
- Oltion Suta 36 vjeç, banues në Krujë, Polic në Burgun e Zaharisë, Krujë.
Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali, tek një karburant, në afërsi të stadiumit, Krujë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta është konfliktuar me dy shtetas, një prej të cilëve daja I tij. Në debat e sipër ka plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT shtetasit R.Sh.(daja I të arrestuarit) rreth 55 vjeç dhe G.G. (plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë. MaterialetI kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/ ç, 22 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)