Erisa Xhixho deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka festuar sot ditëlindjen e saj të 32-të. Xhixhi, kandidatja për deputete në qarkun e Fierit prej ditësh ka nisur fushatën dhe takimet intensive me banorët në cdo zone.
Të rinjtë e Fierit kanë menduar ta gëzojnë atë. Dhe sigurisht Xhixho është emocionuar pa masë.
“Këtë ditelindje ma bëtë më të bukurën me dashurinë, miresinë tuaj.Faleminderit të gjithëve për urimet dhe surprizën e bukur. Jeni forca dhe frymezimi im”-shkruan ajo.
Sigurisht kjo ditë nuk mund të kalonte pa një surprizë për deputeten nga LSI .(S.SH/SHUPLAKA)