Pasditen e sotme, “Shuplaka” nxori sot për kartër orë me radhë një sondazh në faqen e saj në Facebook, për të pyetur ndjekësit se çfarë mendojnë lidhur me faktin që kryeministri Edi Rama ka refuzuar Paketën “McAllister Plus” të sjellë në tavolinën e diskutimeve nga Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hyot Brian Yee.
Ndjekësit u vunë para katër alternativave:
1-Nuk e do opozitën në zgjedhje
2-I do zgjedhjet në 18 qershor dhe jo 16 korrik
3-Nuk do vettingun
4-S’e di
Pjesëmarrja e ndjekësve ishte e lartë, ku rezultoi se sondazhi kishte 2559 shikime, si edhe 102 reagime, këto të përkthyera në vota për sondazhin.
Nga 102 personat që reaguan ndaj pyetjes “Si mendoni, pse Rama refuzoi paketën McAllister Plus?”, 58% prej tyre ishin të mendimit se Rama nuk e do opozitën në zgjedhje. 26% prej tyre mendojnë se Rama nuk e do Vettingun, 15 % prej tyre mendojnë se Rama i do zgjedhjet në 18 qershor dhe jo 16 korrik, ndërsa vetëm 1% s’e di.
Sqarojmë se kjo ishte thjesht një mënyrë për të testuar opinionin publik se çfarë mendon lidhur me situatën e krijuar, pas mosarritjes për të disatën herë në një marrëveshje, mes Ramës dhe Bashës. Këtë radhë pas negocimit nga Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan tëSshtetit Hyot Brian Yee si edhe ambasadori Donald Lu.
Mirëpo pavarësisht se si ka shkuar votimi online, “Shuplaka” nuk vërteton dot identitetin e ndjekësve dhe nëse një ndjekës ka më shumë se një profil në rrjetet sociale. (D.D/Shuplaka)