Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein ka deklaruar se ngërçi politik në Shqipëri mund të sjellë penalizim për sa I takon ndihmës financiare.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të ndërpresin fondet për Shqipërinë. Eurodeputeti ka komentuar në një intervistë për ‘’Gazetën Tema’’ edhe deklaratat e Thaçit e Ramës për bashkim Kombëtar, ai është shprehur se kjo rrugë nuk e ccon në Europë Shqipërinë.
Fleckenstein e përjashton mundësinë që Shqipëria të destabilizohet ashtu si Maqedonia. Eurodeputeti siguron se procesi demokratik do vazhdojë pavarësisht se kush merr apo nuk merr pjesë në zgjedhje. Partia Demokratike nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në zgjedhje, ka thënë Fleckenstein. (S.SH/SHUPLAKA)