Prej katër orësh tashmë sytë e gjithë publikut janë mbërthyer në ekranet e televizorit për të parë zhvillimet më të fundit nga takimet e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Deri më tashmë ajo që dihet ësjyë se e vetmja pikë që ndan palët është data e zgjedhjeve. Kryeministri nuk i ndahet 18 qershorit, ndryshe nga sa parashikon paketa McAllister.
Që prej orës 22:00 nga takimi janë larguar të gjithë përfaqësuesit e partive të vogla, në mënyrë që të përpiqet dhe një tentativë e fundit për të gjetur urat e bashkëpunimit mes palëve.
Duke qenë se është në takim vetëm për vete, të paktën sot nuk mund të flitet për burime nga brenda mbledhjes. (E.K/SHUPLAKA)