Aleatet e Partise Demokratike kanë komentuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha në orët e para të mëngjesit për zgjidhjen e krizes.
Kreu i demokristianeve, Nard Ndoka, nuk e ka kursyer humorin pas arritjes se këtij pakti. “Pritem tym të bardhë, por doli djalë!”, shkruan Ndoka.
Për më shumë se tre orës pas takimit ‘kokë më kokë’, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që u zhvillua në sallën “Pjetër Arbnori” u arrit një marrëveshje mes dy palëve, duke i dhënë kështu fund ngërçit politik në vend, i cili kishte më shumë se tre muaj që nuk po gjente zgjidhje. Ashtu siç edhe u deklarua nga çadra nga Basha është arritur një marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë bërë publike.
“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, tha Basha pas takimit. Sipas asaj që tha kreu i opozitës kjo marrëveshje është fryt i përpjekjeve të qytetarëve në protesta dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. (J.V/Shuplaka)