Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arritur marrëveshja midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kjo marrëveshje u arrit pas 3 muaj ngërçi politik të krijuar në vend. Lulzim Basha në datën 18 shkurt organizoi një protestë ku deklaroi se nuk do të futej në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi kërkonte qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nga ana tjetër Rama deklaronte i vendosur se zgjedhjet do të zhvilloheshin në 18 qershor. PD dhe një pjesë e partive opozitare nuk morrën pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe nuk u rregjistruan në KQZ. Për here të parë në vend ku krijuar lista e partive më e vogla në 27 vite demokraci, vetëm 15 parti u rregjistruan në KQZ.
Por nga ana tjetër çadra e demkoratëve nuk u zbraz në asnjë moment por qëndronte e vendosur përballë kryeminstrisë, ku ë të nuk mungonin demokratët duke kërkuar largimin e Ramës nga pushteti.
Nuk kanë qenë të pakta tentativat për negociata mes palët, por shumë herë dështuan. Vetëm mbrëmjen e djeshme u arrit një marrëveshje mes tyre e bazuar në paketën. Mc Allister.
Por lind pyetja se çfarë do të ndodhë me çadrën pikërisht sot, 3 muaj pas ajo u vendos në bulevard. Ashtu dhe siç duket nga arritja e marrëveshjes, pritet që çadra të mbyllet.
“E pamendueshmja e 3 muajve më parë sot është realitet. Nesër nisim përgatitjet për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nesër nisim përgatitjet për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira. Ju falënderoj për qëndresën tuaj. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë”, tha Basha në çadër në orët e para të mëngjesit të sotëm. (J.V/Shuplaka)