Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, mes bautatave është shprehur në emisionin “Wake up” se “ka qenë e shëmtut gjithë jetën e saj”.
Duke e shoqëruar me batuta, ajo tregon ndryshimin mes të shëmtuarave dhe të bukurave, e më pas se cilat janë ndryshimet që ka bërë në look-un e saj.
“Kam përshtypjen që deri diku prodhojmë kolagjen shumë. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë, brunet e kanë këtë fat, por mua më pëlqejnë bjondet dhe prandaj i kam zverdh flokët.
Më kanë rënë ca në qafë, por edhe më pëlqen. Më pyesin “Ore ça ke bërë?”. “Dëgjo” i them, “Kjo është historia. I shëmtuti nuk ka ça humbet, I bukuri humbet. Unë kam qenë e shëmtut gjithë jetën time, duke u plakur thonë njerëzit “Ua si s’paske ndryshuar fare”, ndërsa për të bukurën thonë “Ua si qenka prishur kjo”. Për veten time kjo më lumturon.
Gjithë njerëzit thonë “Ç’a ka ndodhur, ç’a kam bërë?. Unë vetëm kam rregulluar dhëmbët për arsye se vjen një moment që duhet ta bësh. Dhe më shumë ka qenë mjekësore, rregullimi i dhëmbëve për shkak të kafshimit. Kam zverdhur flokët, se po të shkosh në rrënjë të flokëve do shikosh që jam e bardhë. Si kam lyer flokët akoma, kanë dalë thinjat. Duke i zverdhur, ajo zgjat më shumë procesin e lyerjes së flokëve.”, ka shpjeguar Kryemadhi.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1832″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]