Ndryshe nga Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Popullore nuk do të tërhiqet nga ankimi në Kolegjin Zgjedhor për listat e kandidatëve për deputetët.
Kujtojmë se Partia e Agron Dukës pas arritjes së marrëveshjes tha se ankimimi nuk do të kishte më vlerë.
Kreu i kësaj force Artur Dojaka edhe pse ka përshëndetur marrëbeshjen, tha se shqiptarët meritojnë një shtet ligjor.
“Ne do vazhdojmë procesin e animimit. Në radhë të parë përshëndesim marrëveshjen në orët e para të mëngjesit mes kreut të PS-së dhe kreut të PD-së. Por ka ardhur koha që liderët politikë ta kuptojnë se Shqipëria duhet të jetë në mbështetje të një shteti ligjor, duhet të jenë politikanët të parët që të respektojnë ligjin.
Të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhje dhe të sigurohet modeli pluralist. Nuk është një vendim i vështirë dhe kushedi sa i komplikuar për t’u shqyrtuar. Është shumë e qartë shkelja ligjore”, tha Dojaka për vendimin që duhet të marrë sot Kolegji Zgjedhor.
Ai theksoi se janë Gjykatat ato që duhet të vendosin. “Patjetër politikbërja është e rëndësishme por është gjykata që e jep verdiktin sa i takon ligjit”, u shpreh Dojaka.
Sot në orën 10:30 Kolegji Zgjedhor merr në shqyrtim Kërkese Padinë për pavlefshmëri të dorëzimit të listave shumë emërore të bëra nga ana e PAP. (E.K/SHUPLAKA)