Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Ky takim u zhvillua pak minuta pas përfundimit të takimit Meta-Berisha.
Në deklaratën e dhënë për mediat, ai zbuloi se në takimin me Berishën u fol mbi marrëveshjen, por nuk është ish-kyeministri që po bën negociatat, por Rama dhe Basha.
Mediu zbuloi se pas takimit që vijon ende tek “Pallati i Kongreseve”, kryetari i PD-së pritet të zhvillojë një mbledhje me aleatët.
“Me Z. Berisha diskutuam mbi zhvillimet e fundit. Negociatat janë duke i bërë Rama me Bashën, jo Z. Berisha. Është ende herët për të folur për datat, por paketa McAllister përfshin 16 korriku si data e zgjerdhjeve. Sot diskutuam përsëri së bashku me Z. Basha dhe ai tha se marrëveshja është e qëndrueshme dhe kemi rënë dakord që pasi të mbarojë takimin me ramën do të ketë një takim me aleatët.
Me Bashën kemi anuluar një takim në SHBA për shkak të marrëveshjes. Çdo marrëveshje ka vlerë, kam qenë pjesë e angazhimit. Ajo që ishte e rëndësishme për ne nuk ishte sa jashtë apo brenda ishin interesat tona, por ato të shqiptarëve. Është e rëndësishme që Z. Rama dhe Z. Basha të na prezantojë me këtë marrëveshje.
Më lejoni që të falenderoj në mënyrë të vecantë ambasadorin Lu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha kanë synuar që Shqipëria të ketë zgjedhje me standarde.”, u shpreh ndër të tjera Mediu.
(XH.A/SHUPLAKA)