Mbrëmjen e sotme, gazetari Bledni Fevziu në emisionin e tij “Opinion”, ku kishte të ftuar deputeten Mesila Doda, kreun e PAA-së Agron Duka e të tjerë, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha për marrëveshjen e sotme.
“Dy burra ulën në ditën e “gay”-ve dhe gjejnë zgjidhje” ishin fjalët e tij. Në fakt sot është vërtet dita ndërkombëtare kundër homofobisë, mirëpo sigurisht kjo nuk ka asnjë lidhje me negociatat.
Batuta e Fevziut ishte një përshkrim me humor për negociatat mes Ramës dhe Bashës, të cilat u kryen në privatësi të plotë. (D.D/Shuplaka)