Kreu i opozitës Lulzim Basha, në një dalje surprizë në çadrën e lirisë, ka mbajtur një fjalim të dytë pas arritjes së marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama.
Edhe njëherë tjetër, Basha ka cilësuar fitues qytetarët dhe u ka bërë thirrje atyre të infektojnë të gjithë të tjerët, me kurajon që atat kanë treguar në këto muaj protestë.
“Ju, fituesit unamim, ju pret një mision, tashmë në sheshin e lirisë, çadrën e lirisë, infektojeni gjithë Shqipërinë me kujaron tuaj, besimin tuaj të patundur.
Dhe kështu shesh pas sheshi, rrugë pas rrugë, lagje pas lagje, këtu në Tiranë, Shkodër, Laç, Lezhë, Fushë Krujë, Krujën e Gjergj Kastriotit, në Durrës, në Kavajën e Lirisë, në Lushnjën e Pamposhtme, në Fier, Sarandë, Delvinë, Kolonjë, Korçë, në zemrën gjeografike e Pazarit tonë të dashur, në Librazhd që bëhet gati të heqë zgjedhjen e korrupzionit dhe mashtrimit, në Gramsh, Pogradec, në Dibrën e mbuluar nga krimi, në Kukës, Tropojën e Sali Berishës, në Mirditën e qëndresës dhe e besës, dhe prap këtu në Tiranën e fitores, le ta dijë çdo shiptar se koha e frikës ka marrë fund, koha e zuzarëve ka marrë fund.
Se koha e maskarenjve ka marrë fund, tani është vetëm koha e shqiptarëve.
Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore.”, tha Basha.