Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, i ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka debatuar me këtë të fundit pas këmbënguljes së tij në të njëjtat pyetje.
“Ty nganjëherë të duken ofensivë por ka edhe gjëra që s’bëhen. Unë se bëj dot unë kam zanatin tënd, unë kam zanantin tim ti ke tëndin”, është shprehur Vasili në një moment i irrituar.
DEBATI:
Rakipi: Më thuaj ore një notë për marrëveshjen, çfarë note i vë LSI
Vasili: Unë përgjigjem drejtpërdrejtë, s’ka nevojë për ironi
Rakipi: Më thuaj pra çnotë ka për LSI
Vasili: Nuk është nevoja për ofensivë
Rakipi: ti ore nuk ke të drejtë të bashkohesh në koalicion
Vasili: Nuk më shqetëson fare mo, më lër pra të kthej një përgjigje. Për LSI nuk ka asnjë shqetësim , jam dakord se për partitë e vogla ka një problem kushtetues sepse bëhet fjalë për mohimin e një të drejte, nuk ka asnjë ligj dhe asnjë normë që t’ju mohohet kjo e drejtë, nëse ka një mundësi të rregullohet kjo le të bëhet, por kjo ska lidhje me LSI.
Në pjesë e marrëveshjes në fund ka përdorur bazeën McAllister dhe ka hequr vendimet e tjera duke formuar Big MeC e famshëm.
Rakipi: Po kjo që çadra doli e fituar, kështu thirrën protestuesit, a do kemi më kanabis, a s’do vidhen më votat
Vasili: Ty nganjëherë të duken ofensivë por ka edhe gjëra që s’bëhen. Unë se bëj dot zanatin tënd, unë kam zanatin tim, ti ke tëndin
Rakipi: Unë jam i detyruar që të pyes në të gjitha drejtimet që të arrij në një konluzion (D.D/Shuplaka)