Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kometuar marrëveshjen e arritur më në fund sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, për të zgjidhur krizën politike, marrëveshje e cila u arrit pas disa negociatave rradhazi të dështuara.
I ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, Shehi ka deklaruar se lëshimet që bëri sot kryeministri Rama, Partia Demokratike nuk do t’i bënte.
“Ne po jetojmë një rrethanë specifike, dhe jemi munduar t’i përgjigjemi me mjete specifike. Ditën që do jetojmë një rrethanë normale, unë besoj që s’do ketë nevojë për këto krijesa të kësaj periudhe 5 javore.
E dyta, unë për vete kam qenë i idesë që kjo lloj situate tranzituore parazgjedhore dy mujore të përsëritet deri sa të hymë në Komunitetin Evropian. Sepse këtë lloj favori që thoni ju s’ja ka dhënë kurrë opozita dhe që është e vërtetë, edhe pse duhet ta thonë zotëritë e PD-së.
Unë nuk dua ta them se duke mos qenë i PD-se nuk më takon mua, por unë them se sigurisht që PD-ja nuk kishte për t’ia dhënë. Për këtë jam i bindur. Por, për këtë që kam propozuar dhe disa nuk ma pëlqyen do të ishte një lloj taktike që do të qetësonte edhe palën tjetër.”, ishin fjalët e Shehit. (D.D/Shuplaka)