Vetëm 6 muaj kanë kaluar nga publikimi i klipit “Uh Baby” në bashkëpunim me Kidën, por Xhensila Myrtezaj vjen me një tjetër projekt.
Këngëtarja simpatike e ka bërë të ditur lajmin në profilin e saj në instagram, por nuk bën me dije se për çfarë bëhet fjalë. E vetmja që thotë është “Së shpejti” dhe ka publikuar një foto nga pamja e saj si do të duket në këtë projekt.
Xhensila duket të jetë shumë e angazhuar, pasi ajo nuk po merret vetëm me këtë projekt që sapo ka lajmëruar, por edhe me përgatitjet e dasmës.
Këngëtarja prej vitesh është në një lidhje me aktorin e humorit Bes Kallaku dhe këtë verë ata pritet ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Kështu Xhensila, pavarësisht kohës që i marrin përgatitjet e dasmës, ajo nuk e lë pas dore punën dhe pasionin e saj:muzikën. (D.D/Shuplaka)