Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian. Ky takim do të zhvillohet për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.
Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, , i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke pune në Bruksel.
Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutuohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”.
Duhet të sjellim në vëmendje që Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa në vendin tonë u zgjidh kriza vetëm një ditë më parë. (J.V/Shuplaka)