Kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme të PD-së Kreshnik Çollaku i ftuar nga Dritan Hila në ‘’Arena’’, thotë se opozita kishte në plan të bllokonte 60% të territorit të vendit.
‘’Patjetër që kishim plan dhe për të bllokuar 60 % të territorit të vendin të procesin që të ndodhte, nuk mund të ndodhte më, por do kishte një përplasje civile të njerëzve, kishim plan të detajuar në çdo qendër votimi. Kjo marrëveshje e ka shpëtuar vendin dhe nga kjo përplasje siç ndodhi dhe në Kavajë. Nuk do ndodhnin zgjedhjet’’, u shpreh Çollaku.
Ndërkaq Nazarko që përherë është radikal me qëndrimet e tij duke thënë se nëse do ndodhte rrëmujë në zgjedhje policia do ti kapte me shqelma protestuesit.
‘’Dhe do ju kapnin me shkelma bythëve dhe kaq’’, u shpreh Nazarko. Kujtojmë se ditën e djeshme u publikua marrëveshja nga e cila data e zgjedhjeve është përcajtuar në 25 Qershor. Po ashtu 6 poste ministrorë do të propozohen nga opozita. (E.K/SHUPLAKA)