Tre zërat më kritikë ndaj qëndrimeve politike të Lulzim Bashës brenda PD-së për këtë periudhë 90 ditore kanë qenë deputetët Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami. Ata nuk kanë pranuar deklaratat e Bashës për bojkotimin e zgjedhjeve dhe kanë dalë kundra tij me qëndrimet e tyre.
Por pas arritjeve së marrëveshjes me Lulzim Bashës dhe Edi Ramës deputetët kanë reaguar ndaj kësaj marrëveshje. Deputetët këtë marrëveshje e kanë quajtur një lajm të mirë, pasi zgjedhjet do t¡z hvillohen dhe PD do të hyjë në zgjedhje.
Duhet të theksojmë që tani edhe PD duhet të bëjë gati listat e deputetëve për në zgjedhje dhe afati i fundit i dorëzimit të listave me emrat e kandidatëve është 26 maji. Por lind pyetja që a do të jenë pjesë e listave tre deputetët më kritikë të Bashës? Kjo nglet për t’u parë në ditët në vijim.
REAGIMET E DEPUTETËVE:
Jozefina Topalli:
Duhet të sjellim në vëmendje që Jozefina Topalli ka qenë një nga të parat deputete demokrate që ka qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve. Për Topallin, marrëveshja e arritur mesnatën e djeshme, e cila ka të bëjë me shtyrjen e zgjedhjeve për në datën më 25 qershor si dhe vendosjen e 6 ministrave teknik, është një lajm i mirë për demokratët por jo vetëm, edhe për të gjithë shqiptarët.
Majlinda Bregu:
Deputetja demokrate që gjatë kohëve të fundit ka shprehur vazhdimisht qëndrimin e saj kundër qëndrimit të Partisë Demokratike. Fillimisht Bregu ka publikuar një foto duke qeshur dhe është shprehur se “Buzëqeshja është hakmarrja më e mirë e të gjithave”.
Por më pas deputetja e PD-së ka thënë se e rëndësishme është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit
“Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme. Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’i them hapur ç’kisha. Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit.
Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister. Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranojen e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm. Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet. Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt! Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi”, shkruan Bregu.
Eduard Selami:
Eduart Selami në një postim të shkurtër në ‘’Twitter’’ ka falenderuar SHBA-të dhe BE-në për ndihmën e ofruar. ‘’Dite e mirë për Shqipërine dhe shqiptarët! Faleminderit BE! Faleminderit SHBA!’’, shkruan Selami (J.V/Shuplaka)