Marrëveshja Rama-Basha do t’i çojë shqiptarët në zgjedhjet e 25 Qershorit u arrit. Rama lëshoi një javë nga data e përcaktuar më parë ndërsa, i dha 6 ministrri opozitës.
Për këtë ka reaguar dhe LSI-ja, e cila tashmë nuk ka mundësi të shkojë në koalcione me askënd.Për Monika Kryemadhin kjo është një ditë më e qetë dhe Partia e saj do të ndezë motorrët e fushatës.
‘’Mirëmëngjes miq! ☀️Sot Shqipëria është më e qetë! ??Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie.
Motorrët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël.?? #Ditmari do një Shqipëri më të begatë! NjeShansPerTeGjithe #NjeShansPerShqiperine’’, shprehet Kryemadhi. (E.K/SHUPLAKA)