00:06 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Fuga vë në dyshim marrëveshjen, 5 PYETJET që hedh në diskutim: Mos kemi ngelur përsëri pa opozitë?

09:53 | 19/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fituam Presidentin e ri, por humbëm edhe pluralizimin politik

Marrëveshja Rama-Basha ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me mënyrën sesi do të shkohet në zgjedhje. Shumë mendojnë se kjo është një marrëveshje që do të zgjas dhe paszgjedhjeve.

Vetë dy partitë e mëdha në një pikë të marrëveshjes së tyre citonin se kjo do të jetë një marrëveshje strategjike dhe për kalimin e disa reformave kushtetuese, çka të lë të kuptosh se kjo kërkon kohë.

Për këdo në këto momente janë ngritur shumë pikëpyetje, e në një situatë të tillë shërbejnë dhe pyetjet e përmbledhura të akademikut Artan Fuga. Ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të idesë së Republikës së Re, e tashmë sheh që idetë e saj nuk janë implementuar në marrëveshjen e re.

SHKRIMI I ARTAN FUGËS:

Pas marrëveshjes midis kryeministrit dhe kryetarit të partisë demokratike, një sërë pyetjesh kërkojnë përgjigje nga ne si qytetarë. Përtej mllefeve dhe interesave partiake që e bëjnë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë.

Cfarë qeverie është kjo që do të krijohet me pjesë marrjen jo pak por të disa ministrave dhe zëvendës kryeministrit propozuar a caktuar nga opozita dhe të disa drejtorëve të rëndësishëm? Qeveri teknike, bashkëqeverisje, qeveri besimi, qeveri me dy programe të ndryshme administrimi dhe sa do të vazhdojë?

Eshtë një pakt bashkëjetese, 
pak bashkim – vëllazërimi,
qeveri pajtimi kombëtar,
një modus vivendi i përkohshëm, 
një rivalitet dhe tension forcash brenda qeverisë?

Askush nuk na sqaron. Të gjitha palët bërtasin fitoreeeee, sukseseeeee, arritjeeeeeee.

Edhe te Cadra edhe te Piramida.

Duke luftuar bashkë me kolegë dhe qytetarë të tjerë për zgjedhje të lira e refuzuar zgjedhjet që përjashtonin opozitën, a nuk lind pyetja : Cfarë do të thotë zgjedhje pa opozitën?

Sepse ka dy mënyra për monizëm dhe që varrosin pluralizimin : e para që opozita të përjashtohet nga zgjedhjet. E dyta që opozita të hyjë edhe ajo në qeveri brenda një programi të përbashkët me qeverinë ekzistuese.

Mos kemi ngelur përsëri pa opozitë përgjatë fushatës elektorale?

Mos jemi në kushtet e një koalicioni të mundshëm me bazë të gjerë si i modelit Merkel, pra kemi një model “Rama”, pra “Merkel” shqiptar, ku opozita dhe ministrat e propozuar prej saj vihen nën kontrollin e kryeministrit dhe opozita kthehet në një “porta voce” e anoncimit publik te porta e Kryesisë të Kuvendit të marrëveshjes të kryer kokë më kokë ?

Mos e afruan zëmërgjerësisht formulën “Big Mac” sic mund të ofrohet një kusi me supë ku janë hedhur copa mishi, kothere buke, zarzavate të ndryshme, plot shije, por vetëm me një lugë naftë brenda? Mos data e zgjedhjeve në 25 qershor, e bën të pamundur dhe të kotë hyrjen e antarëve të qeverisë me propozimin e opozitës në qeverinë e besimit? E besimit midis kujt dhe kujt?

Cfarë mund të bëjnë ministrat opozitarë për një javë në qeverisje?

Në fund të fundit, a nuk jemi në një gjendje paradoksale kur partia socialiste qeverisi me koalicion me LSI për katër vjet duke pasur në opozitë partinë demokratike dhe tani qeveris një javë në koalicion me partinë demokratike dhe ku LSI është opozita de facto?

Kush është fituesi i kësaj beteje politike dhe kush është humbësi përtej thirrjeve për fitore ose për tradhëti nga të dyja kampet? (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: artan fugamarreveshjapyetjet qe shtrohen
Pas

Gjendet i pajetë 53 vjeçari në Sarandë në ambientet e punës

Para

Pasi Rama e bëri “kurban”, reagon për herë të parë Peleshi: Doli i fituar edhe Lulzim Basha

Para
VKM-ja e qeverisë, Peleshi: Shtëpitë e dëmtuara rëndë në Zharrëz do të dëmshpërblehen 100%

Pasi Rama e bëri "kurban", reagon për herë të parë Peleshi: Doli i fituar edhe Lulzim Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.