Eduart Ndocaj nuk është shprehur ende për marrëveshjen Rama-Basha, por ama sot ëhstë njeriu më i lumtur në botë. Vajza e tij ka hapur sot ekspozitën e saj të parë me piktura në Milano.
Nga ajo që shihet nga video e publikuar vajza e tij nuk ndihet dhe aq komode përpara kamerave.
‘’Ekspozita e pikturave te vajzes sime Ilenia në Milano. Sot jam babai më i lumtur në botë’’, shkruan Ndocaj.
Nga ana tjetër kujtojmë se Ndocaj gjendet në një pozicion aspak komod përsa i përket situatës politike në vend. Ende nuk është shprehur nëse me marrëveshjen e re do të marrë pjesë në zgjedhje, apo do të mund të arrijë të jetë pjesë në listat e PD-së.
Ende nuk dihet në fakt, po kohët e fundit ai është parë të lëvizë nga mbështetja për Ramës në çadrën e demokratëve. (E.K/SHUPLAKA)