Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes të rinjve, të shënuar së fundmi në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “sektor plazhi”, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç. Nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre, ndërkohë që janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar autori, identiteti i të cilit nuk dihet. Ende nuk ka informacion mbi rrethanat e ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)