Kreu i LSI-së Petrit Vasili, në takimin me të rinjtë u ka premtuar atyre që do të jenë objektivi i parë për LSI-në jo vetëm tani por edhe pas 25 qershorit.
Vasili u shpreh se siç ka bërë në krizën politike duke ofruar karriket në dispozicion për t’i dhënë një zgjidhje, sërish do sakrifikojë për çdo qytetar.
“Përgjigja kryesore është që në çdo gjë që shkruajmë të japim një shans, për çdo të ri. Po mbi këtë themel, bazohet edhe ai objektiv që kemi në mendje dhe në zemër që i bëjmë një shërbim të përditshëm që të jemi forcë e parë më 25 qershor, ky besim i yni i mbështetur në LRI është që t’i kthejmë një përgjigje papunësisë së të rinjve, 30%, e cila kërkon një përgjigje që kur u jepet të rinjve u jepet të gjithë familjeve shqiptare, që e ndjejnë që në familjen kanë një brengë për ta, një objektim, signifikativ,i menjëhershëm i drejtpërdrejtë.
Është përgjigje e drejtpërdrejt që i ka dëgjuar brengat e të rinjve, ndryshe nga qeveritë e mëparshme por e kanë shpërdoruar duke mos u dhënë prgj, taljja me të është një krim shoqëror.
Bazuar në këtë plan të gjitha përgjigjet lidhen me detyrimin e madh që shteti ka, ta ketë në dimension të tij, një shtet, një qeveri matet me atë çfarë bën për të rinjtë, tek ne është objektivi i parë.
Lidhet objektivi për të qenë forcë e parë, kemi kemi pikë të parë LRI dhe në listat e para LRI.
Themeli ynë politik ka qenë dhe mbetet programe të vërteta dhe realiste, nuk ka për të qenë programe që synojnë t’i hedhin hi syve, të marrin votën e rradhës dhe kthejnë shpinën e radhës. Ne jemi për parjen sy më sy, uljen ju më gju dhe t’i qajmë hallin njëri-tjerit deri në zgjidhjen e tij.
Ishim provë e vetme e bindjes së vetme që njerëzit krijuan, ishte që LSI u investua edhe në zgjidhjen e kësaj krize duke vënë gjithçka në dispozicion, këtë do ta bëjmë me bindje, do ta bëjmë edhe pas 25 qershorit.
Pikërisht për këto arsye ne jemi përgatiru të jemi forcë e parë sepse nuk kemi bërër kurrë shaka me Shqipërinë, kemi sakrifikuar, ku çdo karrike pushteti ka qenë dhe do të mbetet në dispozicion të qytetarit, ndaj bëmë çdo gjë që t’u shkurtonim dhimbjen qytetarëve.
Kjo bindje e fortë e jona, forcë e parë, bashkë me ju jemi forcë e parë.
Kjo bindje do na shoqërojë të gjithëve, do të na shoqërojë në çdo derë që do trokasim, ne do jemi të njëjtën, të sinqertë e të dhimbshëm.
Politika që i jep një shans kujtdo është politika jonë”, tha Vasili para të rinjve. (D.D/Shuplaka)