Gjatë fjalës së tij në Korçë, Rama u ndal tek marrëveshja, arsyeja pse vendosi për këtë marrëveshje me Bashën. Megjithatë, ai theksoi se kjo marrëveshje dhe postet e dhëna, janë deri për në qershor.
Duke mos kursyer batutat, kryeminisri tha se nuk e besonte që do të vinte dita “kur të bënte Romeon me Lulin”. Ai bëri me dije se e gjithë kjo bëhet për vendin, bëhet për të pasur një dialog institucional.
Fjala e Edi Ramës në Korçë:
Lajmi i mirë është që të korruptuarit, i kanë ditët të numëruara. Vettingu është çelësi që hap derën për Shqipërinë e re. Mund të bëjmë të gjitha reformat e tjera, por nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi, ne mund të kthehemi mbrapa në çdo moment.
Me atë marrëveshje që kemi bërë, ne kemi fituar betejën më të pamundur të mandatit. Unë insistoja për reformën në drejtësi dhe me vendosmëri duhet të përpiqemi ta realizojmë. Nuk varet vetëm nga ne duam apo nuk duam ta bëjmë.
Ne nuk kemi asnjë justifikim që për llogaritë tona, për interesat tona, t’ia pengojmë edhe një gjenerate tjetër atë që iu pengua një gjenerate. Nëse gjërat do ishin bërë nga koka, Shqipëria do të ishte pjesë e BE-së.
Shqipëria një konflikt ka, konfliktin “burra me burra”. Dhe i bien shkurt njerëzit e shkretë: Këta janë të gjithë njësoj, këta janë gjithë hajdutë, të inkriminuar.
Kjo marrëveshje nuk e ndryshon të vërtetën se ata u futën në cadër se kishin frikë nga Vettingu. Nuk ka frikë të asnjë pale që mund ta mbajë peng një amanet që i ka ardhur koha. Ne i donim ata në zgjedhje sepse ne duam t’i mundim. Ne dhe pa ata do futeshim në zgjedhje.
Sot jemi në këto kushte. Kemi marrë Vettingun përpara mbarimit të mandatit.
Ne s’kemi bërë asnjë sakrificë. Se s’është sakrificë për Nikon që nuk është zv/kryeministër deri në zgjedhje. Ne kemi dashur të japim një mesazh të qartë për ata që e votojnë Partinë Demokratike. Kemi dashur të japim një mundësi, një mesazh. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë si shans. Shans për të kaluar në një fazë të re. Faza e re nuk është se ne do qeverisim bashkë, faza e re është se ne u kemi dhënë atye provën se kur ne duam, ne nuk e kemi fjalë goje.
Nuk mund ta bëjmë në korrik, gusht, shtator, në nëntor, në festën e Pavarësisë, po pse mos ta bëjmë për vit të ri. Kjo nuk është lojë. Nuk mund t’i themi popullit që ju jeni shërbëtorët tanë. Keni parë kështu shtet? Dëgjoja mbrëmë se isha shumë kurioz, që flisnin shamatoheshin, jo qeveria u nda në dysh, jo tenderat. Jo mo jo, nuk është e vërtetë. Ne i pyetëm “Ç’a halli keni?”. “Po merri mo shoku, merri të gjitha, s’ka problem një muaj është. Ama jo merrini të gjitha siç i kërkoni”.
Ne ata duam ti mundim me dy gjëra që ne i kemi dhe ata si kanë: me ide dhe me fuqinë më të madhe se ce kanë ata, atë të dashurisë për këtë vend. Dashuria është me fakte, jam i bindur se ne kemi bërë gjënë e duhur për të gjithë.
Shumë mirë që u bë, u bë kështu dhe u bë për 30 ditët e fushatës. Se ç’do ndodhë mbrapa këtë do e vendosni ju. LSI do të dalë forcë e parë, edhe PD. Edhe ne. Por duke qenë se ne jemi të parët, duam ta fillojmë me 71 vota për PS. Kjo nuk do të thotë se ne duam më shumë pushtet, por Shqipëria të mos humbë asnjë sekondë.
Unë jam i bindur se ata do vendosin njerëz me integritet, jo në politikë. Ata do zgjedhin se për të vendosur vendos unë. Kjo është e para, por kjo ka një rëndësi shumë të madhe për ekonominë.
Gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes, nuk do jemi në pushtet për të ardhur nga Amerika, ata do vijnë nga Amerika por për t’u takuar me ne. Se dija unë se do të vinte dita që do bëja rolin e Romeos për të takuar Lulin e të ma thoshin nuk do e besoja. Do kemi një dialog institucional. Kjo është dicka që njerëzit mezi e kanë pritur. Ndërsa këta që flasin, kanë vetëm muhabetin leku byreku, keku, sepse vetëm për atë punë dalin në televizor.
(XH.A/SHUPLAKA)