16:00 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Spartak Ngjela: Repuplika e re u fashit, ajo ishte një foshnjë që lindi e vdekur

22:14 | 19/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spartak Ngjela: Repuplika e re u fashit, ajo ishte një foshnjë që lindi e vdekur

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përsëri situatën politike në vend dhe ka deklaruar se “Repuplika e Re” e Bashës u fashit pa dalë mirë në pah. Sipas tij ajo lindi e vdekur.

Ngjela ka thënë se çadra ishte për të shpëtuar Berishën dhe revolucioni i Berishës nuk arriti të ndalojë triumfin e politikës amerikane, e cila pas 20 vjetësh më në fund e mundi atë.

Reagimi i plotë

Republika e Re u fashit pa dalë ende në pahun e kohës.
Ajo ishte një foshnje që lindi e vdekur.
Ishte marrëzia e fundit e korrupsionit të trembur.

  1. Gjithë ajo zallamahi e ngritur në ajër për një progres të shpejtë të demokracisë në Shqipëri me “themelimin e një Republike të Re”, ishte një ndërmarrje e kotë. Si përherë: kotësia ka qenë natyra kryesore e politikës shqiptare në 100 vjet; por në këta njëqind vjet kotësi, vaniteti Berisha, ka qënë më qesharaku.

Gjithsesi kotësia ishte ajo që u pa sërish bashkë me Lulzimin dhe Çadrën e tij në tre muaj rresht në Tiranë. Kjo ishte një çoroditje pa objekt: të gjithë duhej të sakrifikoheshin për të shpëtuar Saliun nga ndëshkimi penal, me një revolucion.
Në fakt Saliu donte të frikësonte politikën amerikane me destabilizimin e Shqipërisë , dhe kjo shkoi kështu deri te protesta qesharakë e para disa ditëve, që në fakt e fundosi vetë Saliun.

Sali ziu nuk e njeh politikën, sepse Xhon Foster Dallesi na ka thënë: “luftën duhet ta çojmë deri në zgrip, por të mos ta shpallim”.

  1. Saliut i shkoi mendja se do ta bllokonte politikën amermkane kundrejt antikorrupsionit në Shqipëri, me forcën që mendoi se do t’i jepte “revolucioni” i tij, me kërcënimin për destabilitet. Sulmoi në një mënyrë primitive ambasadorin amerikan. Krijoi shpifje guvernatorësh, dhe humbi në arsyen e mjerimit politik: krijoi portalet antiamerikane në Shqipëri, njëlloj si në vitin 1997.

U rropat në dy vjet dhe mendoi se mund të gënjente opinionin publik shqiptar me faktin e ndërrimit të ngjyrës politike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Me këtë lloj loje të strukturuar provincialisht keq, Berisha mendoi se mund të hidhte në sulm të gënjyerit injorantë, një pjesë e mirë e të cilëve e besoi. 
Ky ishte realisht kontigjenti i destabilizimit të Shqipërisë. Dhe, më së shumti, shpresën e pati te fqinjët. 
Por e harroi dërkaq forcën e politikës amerikane kundër tij.

lll.
Kur ligësia e individit bashkohet me mungesën e arsyes së shëndoshë, viktima është mbartësi i ligësisë. Një ligësi e gjatë kundër shoqërisë së vet do të kishte një fund për Berishën. Fundi ishte pardje kur amerikanët ia vunë në tryezë të gjitha; ia thanë hapur se çfarë do bënin kundër tij nëse nuk hynte në Parlament dhe të votonte vetingun.

Amerika e shpëtoi dhe një herë Shqipërinë nga kërcënimi i grabitëqarëve të vet historikë
Ata tani humbën përfundimisht, bashkë me Saliun, dhe sot gjithçka është mbyllur për të:
Lulëzimi dështoi.
Shqiptarët e braktisën masivisht Berishën para disa ditësh ; por e ka irrituar tejë mase politikën amerikane.
Amerikanët që kanë tash 20 vjet në luftë me të, tani e mundën përfundimisht.

A do të jetë kjo eksperiencë për Edi Ramën?
Kjo pritet për t’u parë. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: politike spartak ngjela
Pas

Pse Rama sakrifikoi vetëm Vasilin nga ministrat e LSI-së? Si përgjigjet Meta

Para

“Mos duhet të marr valle këtu?!”, përgjigja epike e Metës ndaj pyetjes ngacmuese të Çanit

Para

“Mos duhet të marr valle këtu?!”, përgjigja epike e Metës ndaj pyetjes ngacmuese të Çanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.