Kreu i PAA-së Agron Duka ka deklaruar në “Kjo Javë” se nuk ishte normale që Basha të merrte një vendim që dëmonte aleatët. Sipas tij po të ishte në vendin e Bashës nuk do merrte kurrë një vendim të tillë.
Gazetarja: I keni shpehur pakënaqësitë Bashës në lidhje si parti aleate?
Duka: Si nuk ja kam shprehur pakënaqësitë. Basha më ka thënë që zgjedhja e datës ka qenë e sforcuar, dhe sipas tij kjo gjë u bë pasi mund të maksimlizonte votat dhe PD të dalë forcë e parë. Po të isha unë nuk do ta kisha bërë kurrë këtë zgjedhje. Duke pasur aleatë që qëndrojnë besnikë kauzës nuk më duket normale që të merren vendimet që të dëmtojnë aleatët në këtë mes.”, u shpreh Duka.
Më tej Duka theksoi se marrëveshja ka dëmtuar partitë e vogla.
” PAA ka si kauzë problemet e bujqësisë, industrisë, peshkimit dhe nuk mendoj se partitë e mëdha fokusohen tek këto çështje si ne. Për marrëveshjen jam i kënaqur, nëse vendi do shkonte drejt destabilitetit faji ishte i politikanëve. Unë jam munduar që të jem protagonist pavarësisht interesit tim. Ky pakt i dëmton partitë e vogla, nëse arrihej data 16 korrik mund të rikonfiguroheshin koalicionet, Rama e Basha kanë parë intereat e forcave të tyre. Rama do t’i tregojë aleatit të tij problematik se mund të bëjë edhe pa të. Partia Demokratike ka menduar se në këtë mënyrë mund të maksimalizojë votat duke futur edhe aleatët. Ne jemi në momente që po masim forcat, koha është e shkurtër”, përfundoi Duka. (J.V/Shuplaka)