Kryetari i PAA, Agron Duka ka zbardhur detaje të bisedës me Lulzim Bashën pas takimit që kreu i Demokartëve kishte mbajtur me Ramën. Duka është shprehur se ka folur në telefon me Bashën dhe e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur. Ai u shpreh se kishte shprehur shqetësim për datën e zgjedhjeve, sipas tij data është vendosur shumë afër, por Basha i kishte thënë që këtë datë e kishte kërkuar Rama në mënyrë të sforcuar.
“Pas takimit uruam njëri tjetrin në telefon, më pas unë shpreha pakënaqësinë për datën e zgjedhjeve që nuk jep shumë kohë, më tha që ishte datë e kërkuar me sforcim nga Rama. shumë shpejt do të kemi një vendim nëse do dalim vetëm apo në koalicion”, deklaroi Duka. (B.H/Shuplaka)