16:46 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, i dënuar në Itali me 10 vite burg për trafikim droge

20:28 | 20/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, i dënuar në Itali me 10 vite burg për trafikim droge

Është arrestuar nga policia Edmond Stafa pasi ishte i dënuar me 10 vjet burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Stafa është një  biznesmen nga Elbasani dhe njëkohësisht është edhe  vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, aktualisht kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit, Bukurosh Stafa.

Sipas Panorama Edmond Stafa është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi rezulton i dënuar për trafik droge.

Mësohet se biznesmeni është prangosur nga sektori për Narkotikët në Policinë e Elbasanit mbrëmjen e së enjtes, ndërsa ai ndodhej në ambientet e hotelit të tij në qendër të qytetit.

Ai është babai i tre fëmijëve dhe është ndaluar me urdhër të gjykatës së Bergamos në Itali, e cila e ka dënuar 52- vjeçarin me 10 vjet burg për veprën penale trafik ndërkombëtar të drogës.

DETAJE:

Policia e Elbasanit konfirmon zyrtarisht se ndalimi i biznesmenit ka ndodhur në orët e vona të natës së të enjtes në ambientet e hotel “Skampini”, në pronësi të tij, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Dyshohet se biznesmeni ka pasur një urdhër arresti gjatë viteve të tranzicionit 1990-2000, ku rezulton se edhe është dënuar nga gjykata e Bergamos, qytet në Itali, ku ka qenë rezident asokohe.

Hoteli dhe restoranti në pronësi të Stafës ndodhet në ambientet e brendshme të kalasë së qytetit, ambient të cilin biznesmeni rezulton se e marrë me koncesion për 99 vjet në periudhën kur Kryeministër ishte Fatos Nano dhe vëllai i tij ishte deputet i PS-së për Elbasanin.

Vetëm pak ditë më parë vetë Kryeministri organizoi një takim me gratë socialiste pikërisht në ambientet e këtij restoranti, ku i pranishëm ishte edhe ish-deputeti Bukurosh Stafa, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit.

Pavarësisht angazhimit të vëllait të tij, Edmond Stafa ka preferuar që t’i rrijë larg politikës dhe të merret me administrimin e restorantit. Sa i përket arrestimit, duket se ndalimi i tij ka qenë i befasishëm, pasi burime konfidenciale bëjnë të ditur se në momentin e ndalimit ai ka qenë në ambientet e lokalit të tij dhe ka qenë i papërgatitur për atë që ka ndodhur më pas.

Siç mësohet, në momentin e arrestimit ai është njohur me faktin se ndaj tij kishte një venim të formës së prerë në Itali, prandaj ai nuk ka bërë asnjë rezistencë. Prej mbrëmjes së të enjtes, Edmond Stafa ndodhet në ambientet e Burgut 312 në Tiranë, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij për në Itali.

 

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: arrestimedmond stafatrafikim droge
Pas

Takim prej më shumë se 2 orë, POROSITË që Edi Rama po iu jep kandidatëve për deputet

Para

“Kosovës do i’a sjellim vizat pa i falë tokë askujt”, Haradinaj me premtime të mëdha para qytetarëve

Para
“Kosovës do i’a sjellim vizat pa i falë tokë askujt”, Haradinaj me premtime të mëdha para qytetarëve

“Kosovës do i’a sjellim vizat pa i falë tokë askujt”, Haradinaj me premtime të mëdha para qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.