Paraditen e sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të dalë në një konferencë për mediat.
Lajmi është bërë me dije nga vetë Zyra e Presidentit, e cila njofton se Kreu i Lartë i Shtetit do ketë një deklaratë për mediat në orën 11:00 të ditës së sotme.
“Ju njoftojmë se sot datë 21 maj 2017, ora 11:00, do të ketë një deklaratë për shtyp të Institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftim.
Pavarësisht marrëveshjes Rama-Basha që konsistoi ndër të tjera në shtyrjen e datës së zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, si rezultat i paktit mes dy partive politike, dekreti i Presidentit Nishani është ende në fuqi dhe duhet ndryshuar.
Mundet që kjo të jetë arsyeja përse ai do të dalë në një deklaratë për mediat paraditen e kësaj të diele.
(XH.A/SHUPLAKA)