Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Burime të kësaj partie bëjnë me dije se 1500 propozime kanë ardhur nga baza e PD-së, ndërsa 27000 qytetarë kanë propozuar 1700 individë në aplikacionin e vënë në dispozicion në faqen zyrtare.
Për t’u njohur me kërkesat e qytetarëve, Partia Demokratike ka ngritur një grup pune në terren, duke përcaktuar drejtuesit sipas zonave.
Konkretisht:
Në Dibër drejtohet nga Ervin Salianji;
Në Durrës nga Albana Vokshi;
Në Tiranë nga Aldo Bumçi;
Në Vlorë nga Grida Duma;
Në Korçë nga Edmond Spaho,
Në Berat nga Tritan Shehu;
Në Fier nga Flamur Noka;
Në Gjirokastër nga Gent Strazimiri;
Në Kukës nga Dhurata Çupi;
Në Shkodër nga Edi Paloka.
(XH.A/SHUPLAKA)