Në një takim me banorët e njësisë administrative Vaqarr, ku ishte i pranishëm edhe deputeti Ilir Meta, Luan Rama vuri theksin tek detyra dhe objektivat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Duke e cilësuar si forcë me një fuqi rritjeje shumë të madhe, ai u shpreh se në këto zgjedhje LSI ndër të tjera ka detyrimin të dalë forcë e parë politike.
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës theksoi se është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë.
“LSI si forcë me një fuqi rritjeje shumë të madhe, si forcë e rinisë, si forca që garanton barazinë e shanseve për gratë dhe vajzat për nënat dhe motrat tona është në këto zgjedhje ajo që ka shansin, përgjegjësinë dhe detyrimin të dalë si forcë e parë politike”, – u shpreh Luan Rama, duke theksuar se është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë.”
(XH.A/SHUPLAKA)