Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, parashikon rrëzimin e Skënderbeut nga kategoria dhe kjo me urdhër të UEFA-s.
Këtë paralajmërim ai e ka bërë përmes profilit të tij në Facebook, ku shkruan se Tirana ose Vllaznia, njëra prej tyre do të rrëzohet javën e ardhshme pas ndeshjes direkte.
Megjithatë sipas Gjiëks, qoftë Tirana qoftë Vllazia, cilado që të bjerë në Kategorinë e Parë do të kthehet përsëri në Superiore. Sipasj tij, do të jetë UEFA ajo që do të dënojë Skënderbeun duke bërë të mundur kthimin në superiore të skuadrës tjetër.
POSTIMI I GJIKËS:
Mbajeni mirë shënim ketë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!
E di që do më shani, por do duroj!
Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:
1.Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
2.Skënderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!
3.Skënderbeu dënohet të zbresi një kategori më poshtë nga Superliga!
4.Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Siperlige Tirana apo Vllaznia në vend të Skënderbeut!
Keni për ta parë që do ndodhi kështu!
Ps: kushdo që do më shaje apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do tja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them une sot! (D.D/Shuplaka)