Një 21-vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për “ngacmim seksual” ndaj të miturve.
Arrestimi i Armand Novakut u bë i mundur në Kapshticë ku ka dashur të kalojë në Greqi, mirëpo pala greke e ka kthyer mbrapsht pasi rezultonte i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Korçës.
“Më datë 21.05.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës u bë ndalimi i shtetasit në kërkim :
Armand Novaku, 21 vjeç, banues në fshatin Symiz.
Shtetasi i mësipërm është kthyer deportiv nga pala Greke dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Korçë, me vendim nr 640 datë 21.10.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprat penale: “Ngacmimi seksual” dhe “Dënimi me burgim për të miturit” parashikuar nga nenet 108/a dhe 51 të Kodit Penal.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Komisariati i Policisë Maliq.” (D.D/Shuplaka)