Presidenti i Tuqisë Recep Tayyip Erdogan vijon të konsolidojë rolin dhe pushtetin e tij. Pas fitimit në Referendum ai është zgjedhur sërish në krye të partisë së tij, gjatë një kongresi të AKP-së, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, grupimi politik të cilin ai e themeloi në vitin 2001.
Kryetari i Këshillit Hayati Yazıcı, ka njoftuar se presidenti Erdoğan u zgjodh për kryetar të përgjithshëm duke marrë të gjitha votat e vlefshme.
“Me 1 414 vota pro, themeluesi i partisë sonë u zgjodh kryetar”, deklaroi Hayati Yazici, nënkryetar i AKP-së, pas votimit të delegatëve të partisë në Ankara. Recep Tayyip Erdogan ishte kandidati i vetëm në garë.
Votimi për kryetar të përgjithshëm në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë u zhvillua në pallatin e sporteve në Ankara.
Presidenti turk ishte detyruar të linte drejtimin e partisë së tij, të cilën e solli në pushtet një vit pas krijimit, kur u zgjodh kryetar i shtetit në vitin 2014.
Kushtetua e atëhershme nuk ia lejonte Presidentit mbajtjen edhe të postit të kryetarit të një partie politike.
Pas miratimit me referendum të ndryshimeve kushtetuese më 16 prill, presidenti turk autorizohet tashmë të mbajë edhe drejtimin e një partie. (E.K/SHUPLAKA)