Një shtetas 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, nën akuzën e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.
Saimir T. 44 vjeç ka rrahur bashkëshorten me inicialet J. T., 30 vjeç, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet për këtë rast iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)