Kanë nisur lëvizjet dhe përsa i përket zëvendësministrave. Pas emrave të gjashtë ministrave teknikë, nga kryeministria njoftohet se dhe numrat 2 në 4 ministritë do të pësojnë lëvizje.
Ditën e djeshme pas një takimi Rama-Basha në ‘’Pallatin e Kongreseve’’ u vendosën 6 emrat e ministrave teknikë të cilët iu çuan për dekretim Presidentit.
Ndërkohë sot në mbledhjen e Parlamentit që do të nis nga ora 18:00 do të bëhet votimi i tyre në Kuvend.
E më konkretisht lëvizjet do të jenë si më poshtë:
1.Në ministrinë e Brendshme vendin e Elona Gjebresë do ta zërë Rovena Voda
2.Në ministrinë e Financave Ervin Mete zëvendësohet me Irena Beqirin
3.Në Ministrinë e Shëndetësisë emërohet Mira Kapisyzi largohet Klodian Rrjepaj
4.Në ministrinë e Drejtësisë Eridian Salianji vendin e tij e zë Etilda Gjonaj
MINISTRIA | LARGIMET | TË EMËRUARIT |
E Brendshme | Elona Gjebrea | Rovena Vode |
E Shëndetësisë | Klodian Rrjepaj | Mira Kapisyzi |
E Drejtësisë | Eridian Salianji | Etilda Gjonaj |
E Financave | Ervin Mete | Irena Beqiri |
Përveç posteve ministrore në Kuvend pritet të miratohen dhe emrat e Avokates së re të Popullit, zëvendëskryeministres si dhe kreut të KQZ-së, Klement Zguri.
(E.K/SHUPLAKA)