Sot në Kuvend ndër të tjera do të votohet dhe Vettingu, një çështjet më të përfolura së Partisë Socialiste gjatë gjithë muajve të fundit.
E në këtë ditë sigurisht që nuk mund të mungonte me reagimin e tij dhe Spartak Ngjela. Ai ka qenë një ndër të parët që është shprehur se ish-kryeministri Berisha do të shkojë në Kuvend dje do ta votojë Vettingun.
Ngjela thotë gjithashtu se marrëveshja për Reformën në Drejtësi ka ardhur si pasojë e presionit të amerikanëve dhe jo si një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës.
SHKRIMI I NGJELËS:
Sot do të konstatohet nëse “marrëveshja” e kryer, do të jetë për Reformën, apo kundër reformës në Drejtës?
Kontradikta këtu qëndron se nuk ka pasur marrëveshje midis palëve, por urdhër të prerë kundrejt korrupsionit shqiptar: ose… ose!
Fakti që palët po flasin për një marrëveshje e cila nuk ka qenë e tyre; na dalin përpara disa pyetje.
Dhe pyetjet janë këto:
Dihet që Berisha ka dy vjet që lufton kundër Reformës në Drejtësi: po Rama?
A mos vallë Rama kishte shpresë që nuk do ta votonte Berisha vetingun dhe vetë të ishte i larë?
Po tani që Berisha u urdhërua me kërcënim që të votonte vetingun, çfarë do bëjë pala tjetër?
Për faktin që nuk kishte marrëveshje, por urdhër, përse duhej Rama të takohej me Bashën për gjithë natën?
Le të supozojmë se që të dyja palët janë kundër Reformës, a mund të bëhet Reforma po të jenë kundër edhe Rama edhe Berisha?
Për një gjë duhet të jeni të sigurt: reformën nuk e ndalojnë dot, edhe nëse janë të bashkuar.
Por deri tani Rama është deklaruar “pro Reformës”, sot atij i takon të kryejë aktin. Dhe këtu do të dallojë: politika është akt i pastër – fjalët janë jashtë këtij konteksti sot.
Gjithsesi politika amerikane gjithnjë merr masa paraprake kur ka të bëjë me marrëveshje ku pala tjetër është në infantilizëm politik në raportin midis fjalës dhe aktit.
Prandaj: bashkimi antireformë është vetësakrifikim i shpejtë.
Ky bashkim nëse është bërë, nuk është bashkim kundër Reformës, por kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Naivitet: do të ishin të mundur.
Gjithsesi sot është akti kur korrupsioni domosdoshmërisht duhet të shpallë dorëzimin e vet. Dhe do ta shpallë.
Flasim nesër. (E.K/SHUPLAKA)