E ka titulluar foto dite dhe jo pa shkak. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një foto me një fëmijë ditën e sotme.
Foshnja duket që ta qëllojë në fytyrë kryebashkiakun dhe ky i fundit është përkulur në kurriz. Nuk kanë munguar as të qeshurat e të pranishmëve pas këtij veprimi.
Nuk është hera e parë që Veliaj zgjedh të postojë një foto me një fëmijë, madje sa edhe qytetarët i kanë bërë kërkesë në disa takime ‘’aman bëje dhe vetë një djalë’’.
Nga ajo që shihet në foto Veliaj duket të ketë qenë në ambjentet e Pazarit të Ri në kryeqytet, dhe nën rrezet e diellit nuk ka munguar as një takim i tillë.
(E.K/SHUPLAKA)