Ajo mund të cilësohet pa frikë si një ndër personazhet shqiptarë që jetën e saj private preferon ta mbajë larg ekranit, aty ku ajo shfaqet çdo javë, në sajë të programacioneve të ndryshme që drejton.
Por së fundmi, Alketa Vejsiu, ka pranuar të tregojë pakëz mbi jetën e saj personale, njohjen me bashkëshortin, fëmijët e saj, raportin me ta dhe me prindërit e divorcuar të saj.
Moderatorja e dashur ka rrëfyer në “Jo vetëm modë” se bashkëshortin e ka njohur shumë vite më parë, kur ishte në lule të rinisë, 19 vjeç e gjysmë dhe marrëdhënia e tyre ka ardhur duke u forcuar pas lindjes së fëmijëve të tyre. E sa u përket vogëlushëve, ajo tregon disa detaje, për raportin me vajzën e se çfarë ka rëndësi për të si nënë të kenë apo mos kenë fëmijët e saj.
“Televizioni është dashuria ime e madhe profesionale, por nuk ka asnjë të krahasuar me dashurinë e familjes, me atë që unë jetoj çdo ditë. Familja është ekuilibri më i madh në jetën e çdo njeriu. Ne gjithmonë e më tepër i japim hapësirë njëri-tjetrit për të qenë të katërt bashkë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi suksesi në televizion apo në biznes, në qoftë se fëmijët e mi nuk janë në rregull. Në përgjithësi familja ime më sheh nga ekrani. I marrin shpesh në analizë daljet e mia publike dhe më thonë gjërat e mira e gjërat që mund të bëhen më mirë. Vajzën e kam konsulente shumë të mirë sidomos. Do doja shumë që fëmijët e mi të bëhen dy njerëz të mirë, të sjellshëm dhe me këmbë në tokë. Pjesa humane është ajo që më shqetëson më tepër, aty ku fokusohet edukimi im. Pika numër dy është tekologjia. Mundohem t’i heq sa më shumë kohë të shpërdoruar me teknologjinë.
Fati më njohu me partnerin tim në moshë shumë të re. Isha vetëm 19 vjeçe e gjysmë kur e takova, dhe ishte dashuria e jetës sime. Marrëdhënia jonë është bërë më e bukur, më e fortë dhe më interesante tani që fëmijët janë një motiv shumë i madh për të bërë projekte të bukura, për të jetuar momente të lumtura. Orët e ditës dalin për t’i bërë të gjitha, edhe për të bërë sportin, edhe për të gatuar, edhe për të shtruar darka me miqtë edhe për të udhëtuar. Të gjitha mund t’i bësh. Është vetëm çështje sistemimi dhe prioritetesh.”, shprehet Alketa Vejsiu, përcjell revista “Who”.
E pasi tregon se si ia del dhe raportin e saj me familjarët e dashur, moderatorja ndalet tek familja e saj më e madhe, që përfshin ndër të tjerë edhe prindërit. Ajo rrëfen se gjithmonë është përpjekur që ta mbajë gjithnjë të përkushtuar familjen pavarësisht se divorcit të prindërve:
“Rastësisë ia kam rrëmbyer shumë oportunitete që më ka dhënë. Kam qenë me fat por edhe kam ditur t’i zgjedh gjërat. Sot nëna dhe babai im kanë një raport civil absolutisht të shkëlqyer. Takohen për fëmijët e mi. Sa herë ka festa familjare ata janë bashkë. Është një bashkëjetesë shumë e shëndetshme dhe normale, sikur ata të ishin bashkë. Edhe unë gjatë gjithë jetës jam përpjekur ta mbaj të bashkuar familjen edhe pse ata fizikisht kanë qenë larg njëri-tjetrit.”
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1867″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]