Ka nisur tanimë seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të bëhet votimi i ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike.
Në këtë seancë pritet të votohen 6 ministrat e rinj teknikë të propozuar nga opozita, kryetari i KQZ-së, si dhe Avokati i Popullit, si dhe komisionet e Vettingut. Pas votimit final të ministrave teknikë, ata do të bëjnë betimin në Presidencë.
Ashtu siç e kemi përmendur edhe dje shumica e emrave janë teknikë, profesionistë të fushave dhe pse një pjesë e tyre kanë pasur një lidhje të shkuar me Partinë Demokratike.
Ata do të qëndrojnë pak kohë në krye të dikastereve, pasi kujtojmë që pas zgjedhjeve të 25 Qershorit në shtator do të rikonfigurohet qeveria e re.
Përveç gjashtë ministrave të rinj në Kuvend do të votoohen sot dhe zëvendëskryeministrja e re si dhe kreu i KQZ-së dhe Avokatja e Popullit.
GAZMEND BARDHI
Gazmend Bardhi i cili pritet të emërohet Minister Drejtësie është ekspert juridik në zgjedhje, ka ndihmuar në krijimin e ligjit të dekriminalizimit, është pjesë e grupit të juristëve të PD dhe ka qenë në grupin e punës së PD-së për reformën në drejtësi.
DRITAN DEMIRAJ
Kolonel Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.
Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
HELGA VUKAJ
Helga Vukaj e cila pritet të jetë Ministre e Financave, diplomuar në Jurisprudencë (2000). Doktor i Shkencave Juridike, me 10 vite eksperience pune, ka qenë Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, dhe në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.
ARBEN BEQIRI
Arben Beqiri që pritet të jetë Ministër i Shëndetësisë, është mjek dhe pedagog. Punon pranë Shërbimit te Kirurgjisë Digjestive.
XHULJETA KËRTUSHA
Ajo që pritet të jetë Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha-ish nënkryetare e Forumit Rinor të Durrësit.
MIRELA KARABINO
Ministre e Arsimit, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale (D.D/Shuplaka)